SHBA-ja mund t’i kthehet normalitetit deri në verën e ardhshme ose edhe në vjeshtën e hershme, në rast se të gjithë vaksinohen, parashikoi të enjten, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

“Varet se sa shpejt dhe sa njerëz duan të vaksinohen”, tha Fauci për CNN.

“Nëse kemi një program të qetë vaksinimi ku të gjithë e kryejnë përgjegjësinë e tyre, ne mund të kthehemi në një formë normaliteti në verë apo edhe në vjeshtë”, u shpreh ai.

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për coronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

“Shpresa ime dhe si projeksioni im është që nëse i vaksinojmë njerëzit në masë të gjerë në mënyrë që të marrim një përqindje të lartë të popullsisë derisa futemi në vjeshtë, ne mund të fitojmë rehatinë për njerëz që janë në shkolla”, tha Fauci.

“Kjo është ajo që unë shpresoj, dhe ajo që po projektojë që do të bënim, nëse i vaksinojmë të gjithë”, u shpreh mes tjerash ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb