Avokati i njohur Spartak Ngjela deklaroi se Shqipëria përfitoi nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjetale, pas të cilave fshihet Irani.

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanco, Ngjela tha se me këtë rast u rrëzuan akuzat e Moskës dhe Beogradit se Shqipëria ishte vend ekstremist radikal, kjo pasi u godit nga një vend radikal.

“E ka bërë shumë mirë ndërprerjen Rama. Ndërhyrja e Iranit, dhe e Rusisë, janë segment i përbashkët kundër Ballkanit Perëndimor. Shqipëria e kishte në favor. Sepse Irani konsiderohet si vend islamik. Beogradi dhe Moska e konsiderojnë Shqipërinë si vend islamik. Fakti që vendi më radikal islamik sulmon Shqipërinë, ne e kemi në favor, që s’jemi radikal islamik. Irani i deklaroi se i ka marrë këto gjëra. Mos më hyr te katundarët. Ky është fakti. E kemi në favor këtë sulm. Vendi më islamik, pasi kundërshtarët tanë e konsiderojnë Shqipërinë si vend islamik. Fakti që ne na kanë akuzuar kështu, do të thotë se jemi në favor. Sapo e mori vesh Rama, ndërhyri dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.”, tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb