Bota e futbollit po pushtohet nga ethet e “Euro2020”, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga starti aktorë të ndryshëm janë përfshirë në diskutimin e favoritëve, një temë ku sigurisht nuk mund të mungonte një mendim nga ana e Jose Mourinho. Në një intervistë për “The Sun”, trajneri i Romës u shpreh i bindur se favorit absolut është Franca: “Duhet të fitojnë, në të kundërt do të jetë një europian i dështuar”, theksoi Mourinho. Kjo deklaratë e “special one” nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit Deschamps i cili nuk nguroi ti kthejë një përgjigje epike: “Unë mendoja të njëjtën gjë për skuadrën e Jose, Tottenham, por gjërat nuk shkuan ashtu siç parashikohej”, u shpreh Deschamps në një intervistë për “Telefoot”. Mourinho shkoi edhe më tej në deklaratën e tij duke shpjeguar arsyet pse Franca shihet favorite në sytë e tij: “Ata mund të hedhin në fushë një skuadër A, një skuadër B dhe një skuadër C, në këto momente kanë një numër shumë të madh lojtarësh me nivel të jashtëzakonshëm”, përfundoi Mourinho.

Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19
Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19

Në fakt edhe Deschamps bashkohet në një pikë, Franca për të është favorite pasi vjen në këtë europian me stofin e kampionit të botës në fuqi: “Sigurisht, kemi një skuadër me një potencial të rëndësishëm ofensiv por nuk është vetëm kjo, duhet të gjejmë ekuilibra. Po, është e vërtetë, jemi favoritë pasi prezantohemi si kampion bote. Nuk ka të bëjë fare me presion, ky është realiteti, nuk kam ndërmend ti shmangem këtij diskutimi”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Francës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb