Diskutimi mbi favoritët e këtij Botërori mbetet një temë e hapur, një diskutim mbi të cilin është përfshirë edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti:

“Brazili është skuadra me e kompletuar. Ka cilësi, freski, eksperiencë, eksperienca në nivele të tilla është shumë e rëndësishme. Por jam shumë kurioz të shoh sfidën Angli-Francë. Limiti i anglezëve mbetet mentaliteti. Në këto Botëror nuk ka pasur risi, të pakta kanë qenë edhe surprizat”, u shpreh Ancelotti duke u ndalur më pas te çështja Ronaldo:

“Kërcimi i tij i fundit? Këtë nuk e di, ai me shumë mundësi ndihet 20-vjeç pasi trupi i përgjigjet mirë. Është kujdesur për fizikun e tij deri në mënyrë paranojike. Konkurrenca në fakt është bërë shumë e fortë, te Portugalia ka lojtarë si Leao që qëndron në stol.

A është i vështirë për tu administruar? E kam pasur dy vite te Reali, zero probleme, përkundrazi mi ka zgjidhur ai. Një që shënon një gol për ndeshje si mund të jetë një problem? Me mua ka luajtur rreth 100 ndeshje, ka shënuar më shumë se 100 gola, është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: