“Europa League” nisi dje fushatën e kualifikueseve të turit të parë ku morën pjesë edhe mjaft skuadra shqiptare dhe ku u realizuan një sërë golash të mrekullueshëm.

Futbolli i verës është shumë i vështirë, por kjo nuk i pengoi disa nga lojtarët të jepnin 100% e tyre duke realizuar edhe gola spektakolarë ku padyshim dallohet ai në sfidën që moldavët e Zaria Balti zhvilluan kundër boshnjakëve të FK Sarajevo.

Goli i dytë i vendasve i realizuar nga Gomez në të 33-ën minutë ishte fantastik. Futbollisti 33-vjeçar pa që portieri kundërshtar kishte “braktisur” portën dhe lëshoi nga gjysma e fushës një goditje tepër të bukur plot teknikë që la të shtangur boshnjakët.

Ruben Marcello Gomez Garcia Goal HD – Zaria… by denysenathan
Në fund takimi përfundoi me rezultatin 2-1 dhe goli i Gomez mori një vlerë të shtuar pasi i dha fitoren Zaria Baltit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb