Nga sot do të fillojnë të luhen ndeshjet e para të 1/16 të Botërorit, ose siç njihet ndryshe faza me eliminim direkt që vjen menjëherë pas grupeve.

Pikërisht në këtë fazë, në “Rusi 2018” për herë të parë do të ketë një risi. Në rast se një ndeshje nuk zgjidhet brenda 90 minutave dhe shkon në shtesë, atëherë skuadrat do të kenë të drejtën e një zëvendësimi të katërt.

Kjo risi është parë gjatë Botërorit për Klube në dhjetor të vitit të kaluar, por do të jetë hera e parë për një Kupë Bote. Ajo do të ndryshojë mënyrën sesi do të menaxhohet ndeshja; mund të bësh zëvendësimin e tretë në minutën e 80 dhe sërish të jesh i mbrojtur në rast dëmtimi; dhe është më se logjike të mendosh se do të sjellë zëvendësime strategjike përpara goditjes së 11-metërshave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb