SHBA- Drejtori i FBI-së James Comey thotë se përpjekjet në internet të grupit Shteti Islamik për rekrutimin e amerikanëve, paraqesin më tepër rrezik për terrorizëm ndaj Shteteve të Bashkuara se sa vetë grupi terrorist Al Kaida.

Drjetori i FBI-së i bëri këto komente në Forumin Vjetor të Sigurisë në Aspen të Kolorados. Ai paralajmëroi se grupi ekstremist është duke e intensifikuar fushatën në mediat sociale.

Ndërsa Al Kaida tregohet e kujdesshme në përzgjedhjen e operativëve të saj, tha ai, Shteti Islamik ka një rrjet më të gjerë të rekrutuarish, duek u përpjekur të rekrutojë persona të paqëndrueshëm, si dhe përdorues të drogës.

Zoti Comey tha se FBI-ja ka hapur qindra hetime ndaj amerikanëve të radikalizuar, apo që kanë synuar të kryejnë sulme terroriste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: