FBI ka kryer kontrolle në banesën e ish-zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në Indiana për dokumente të klasifikuara.

Ky kontroll i FBI-së në shtëpinë e Pence ndryshon nga kontrolli i kryer në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago vitin e kaluar.

Ndryshe nga Trump, Pence ua dorëzoi zyrtarëve federalë dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në muajin janar.

Gjatë asaj kohe, Pence pranoi zbulimin e dokumenteve të klasifikuara, duke marrë përgjegjësinë e plotë, shkruan The Guardian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: