Mbretëresha e ndjerë, Elizabeth II është përballur me një kërcënim të mundshëm për vrasje në vitin 1983, teksa ishte duke vizituar SHBA-të.
Dokumentet e sapozbulura të FBI-së kamë hedhur dritë mbi ngjarjen. Ato tregojnë se si Byroja Federale e Hetimeve, e cila ka ndihmuar për sigurinë e mbretëreshës gjatë vizitave të saj, kishte qenë e shqetësuar mbi kërcënimet e IRA-s irlandeze.
Siç mësohet, i pari që ishte informuar për kërcënimin ishte një efektiv policie në San Francisko.
Dokumentet bëjnë me dije se efektivi, i cili frekuentonte një klub irlandez në San Francisko, kishte paralajmëruar agjentët federale mbi një telefonatë që kishte marrë nga një burrë të njohur në klub. Ai i kishte thënë se po kërkonte të hakmerrej për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.
Kërcënimi kishte ardhur në 4 shkurt të vitit 1983, një muaj para se Mbretëresha Elizabeta dhe bashkëshorti i saj Princi Filip të vizitonin Kaliforninë.
Në përgjigje të kërcënimit, shërbimet sekrete planifikuan të mbyllnin kalimet në Golden Gate Bridge teksa afrohej jahti mbretëror. Nuk është e qartë se çfarë masash u morën në Yosemite, por vizita u zhvillua sipas planit. FBI nuk publikon detaje të arrestimit.
Shumë prej vizitave të mbretëreshës së ndjerë në SHBA janë zhvilluar në kohë tensionesh në Irlandën e Veriut. Kushëriri i saj i dytë, Lord Mountbatten u vra në një bombardim të IRA-s në republikën e Irlandës në 1979.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb