Në ditën e ndeshjes direkte të vlefshme për fazën e grupeve më 27 nëntor, pakkush do ta kishte imagjinuar se Spanja dhe Gjermania do të kishin luajtur vetëm dy ndeshje të tjera në “Katar 2022”. Megjithatë, eliminimet e skuadrave të Luis Enrique dhe Hansi Flick përfaqësonin surprizat e mëdha të kompeticionit.

Dy federatat kanë reaguar ndryshe për një rezultat kaq zhgënjyes dhe të papritur. Spanja i ka dhënë duart trajnerit asturian, ndërsa Gjermania do të nisë sërish nga Flick, të cilit do t’i besohet përgatitja e Kampionatit Evropian 2024, faza finale e të cilit do të luhet pikërisht në Gjermani.

Megjithatë, qëndrimi i Flick nuk do të kishte qenë zgjedhja e parë për federatwn gjermane. Sipas asaj që raporton “Sky Sport News”, në fakt, drejtuesit kishin bërë një përpjekje për të bindur askënd tjetër përveç Jürgen Klopp, që të merrte drejtimin e kombëtares gjermane.

Megjithatë, trajneri i Liverpool-it e refuzoi me mirësjellje propozimin për shkak të dëshirës për të respektuar kontratën me “Reds”, e cila skadon në vitin 2026.

Prandaj, ëndrra e madhe e shumicës së tifozëve gjermanë, të cilët do të kishin preferuar pistën e Klopp-it në vend të asaj që lidhet me Thomas Tüchel, hipotezë kjo e pa marrë në konsideratë për drejtimin e kombëtares, do të mbetet e njëjtë. Tashmë do të jetë në dorën e Flick që ta udhëheqë rindërtimin e kombëtares gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb