Sikundër në Bundesligë dhe në shumë kampionate të tjera të Europës, edhe Serie A do të aplikojë rrijet e numrit të zëvendësimeve për pjesën e mbetur të sezonit aktual. Bordi Ndërkombëtar i Futbollit miratoi në fillim të muajit të shkuar ndryshimin e përkohshëm të kodit të lojës së futbollit me qëllimin për të ruajtur shëndetin e lojtarëve dhe përballimin më të lehtë të ndeshjeve në verë.

“Këshilli Federal ka vendosur që të lejojë rritjen e numrit të zëvendësimeve në pesë të tilla për çdo skuadër në ndeshjet e veprimtarive të programuara deri në përfundim të sezonit 2019/2020”, lexohet në komunikatën e shpërndarë nga FIGC.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb