Ishte parashkuar që java e 11-të e Kategorisë Superiore të niste të premten dhe të mbyllej ditën e diel, por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë kalendarin e javës dhe të zhvendosë kryesfidës me Teutës dhe Tiranës. Takimi ishte parashikuar të luhej në orën 18:00 dutën e premte, por sektori i garave e ka spostuar këtë përballje shumë të rëndësishme ditën e shtunë në orën 17:00.

Sa u takon takimeve të tjera, në Shkodër Vllaznia do të presë ditën e shtunë ekipin e Bylisit, përballje që do të nisë në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 veç ndeshjes Teuta-Tirana, do të luhet dhe Skënderbeu-Laçi.

Ndërkohë të dielën do të luhen dy përballjet e mbetura. Në orën 14:00 Kukësi do të presë Flamurtarin, ndërsa kampionët e Partizanit do të presin në orën 17:00 Luftëtarin, takim që do të jetë dhe epilogu i javës së 11-të.

Superliga

Java e 11-të

Të shtunën
Vllaznia – Bylis 14:00
Skënderbeu-Laçi 17:00
Teuta-Tirana 17:00

Të dielën
Kukësi-Flamurtari 14:00
Partizani-Luftëtari 17:00

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb