Pasi u kthyen me nxitim nga pushimet ditët e fundit për shkak të problemeve me shëndetin të vajzës së tyre Victtoria, Fedez dhe Chiara Ferragni njoftuan se janë pozitive me Covid. “Ne po bënim tampon rregullisht për të kontrolluar dhe tani rezultati molekular ka ardhur”. Edhe pse të dy janë asimptomatikë ata shpjeguan se fëmijët janë negativë.

Në disa story në Instagram, të dy, të dy me maskë FFP2, shpjeguan se janë të detyruar ta mbajnë atë edhe në shtëpi, sepse duke mos qenë në gjendje të mbajnë një distancë të sigurt nga fëmijët, është e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur ata, sa më shumë që të jetë e mundur. .

“Prioriteti ynë për momentin është që fëmijët të jenë mirë”, tha Fedez, duke i uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë në të njëjtën situatë tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb