TIRANË-Kundër studimit të lëndës mbi fetë në shkollat publike. Kështu shprehen mbi 71% e votuesve në sondazhin online në BalkanWeb, “A duhet të studiohet feja në shkollat publike?”

Kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie me Komunitetin Mysliman në Shqipëri përcolli deklaratën se qeveria, po inicion projektin që nxënësit të njihen me Fenë që në bankat e shkollave publike dhe se kjo nuk do të cënonte laicitetin e këtyre shkollave. Madje, kryeministri vuri theksin se, nëse nxënësit do të studionin thelbin e feve që në shkollë, do të ishin shumë larg ekstremizmit që kohët e fundit është kthyer në kërcënim mbarë botëror.

Por ideja e hedhur nga kryeministri, nuk është mirëpritur nga akademikë, të cilët thonë se, kjo do të shkaktonte kaos në shkollat publike ku asnjëherë nuk janë dhënë mësime fetare.

Ndërkaq ne mes te ketij debati te nxehte, BalkanWeb çeli një sondazh me pyetjen, “A duhet të studiohet feja në shkollat publike?”, ku shumica votuan përgjigjen, “Jo’. Vetëm 26% votuan përgjigjen, ‘Po’, kurse 3%, ishin në dilemë, duke votuar përgjigjen, “Nuk e di”.
Sondazhi për 3 ditë mblodhi mbi 900 vota.

Kliko sondazhin e ri ne BalkanWeb

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: