TIRANE

I ftuar në rubriken “N’Fermë”, të Ervin Kurtit, ditën e diel ishte Ermal Mamaqi, i cili gjatë bisedës me të ftuarit zbuloi një moment shumë të sikletshëm nga fejesa e tij me Amin.

Ermali tregoi se babai i tij ka shumë humor dhe gjatë fejesës bëri një shaka që i trembi të gjithë.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, për të pirë kafet, se na kishin ardhur, do u shkonim. Babai im është një nga njerëzit më humorist dhe përpara se të hynim tek shtëpia e vjehrrit i thashë ‘Përpiqu të mos bësh shumë humor’.

Bëmë muhabet dhe sapo erdhi momenti që Ami do hapte shampanjën, hidhet babi ‘Mos e hap atë shampanjë’. Ngelëm ne, u prish fejesa mendova, u tmerruan vjehrri dhe vjehrra. Pastaj tha babi me qetësi: ‘Unë nuk po shoh gotat’. U çlirova, thashë oh shyqyr, do bëhet fejesa domethënë”-tregoi Ermali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: