Kantautori i njohur Flori Mumajesi ka reaguar pas deklaratës së këngëtarit nga Kosova Sabri Fejzullahu, i cili akuzoi Florin për blerje klikimesh, teksa ishte i ftuar në një emision.

Sabri Fejzullahu u shpreh se nuk është e mundur që një këngëtar të marrë 3 milionë klikime brenda një dite duke përmendur si shembull Florin.

Mumajesi ka publikuar videon e intervistës së Sabri Fejzullahut dhe mohon të ketë blerë klikime.

‘Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger m*t I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe. nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren momenti me i bukur ne kete video kur “prezantuesi” thote : JO KA SHUME SI FLORI’, ka shkruar Flori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb