I ashpër, por vetëm në fushën e lojës. Kartoni i verdhë numër 23 e ka konfirmuar këtë. Felipe Melo, ish-lojtar i Fiorentina-s, Juventus-it, dhe Inter-it, ka vendosur një rekord kartonësh me fanellën e Palmeiras.

Një arritje negative, për të cilën braziliani ka bërë edhe shaka në përfundim të ndeshjes së fituar nga skuadra e tij kundër Cruzeiro-s. Duke kujtuar rekordin e vendosur nga Sergio Ramos në Champions dhe La Liga, për numrin e kartonëve të verdhë të marrë, Melo ka thënë:

“Doja të isha si Sergio Ramos. Karton, karton, karton dhe më pas kampion në Champions, dhe kampion bote. Ky ishte objektivi im (ka qeshur). I pranoj kritikat, i analizoj dhe kërkoj gjithmonë të përmirësohem”, ka thënë ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb