SHBA – Carter është një fëmija i veçantë. Ai është vetëm19 muajsh dhe jo vetëm që di të lexojë më shumë se 300 fjalë, por mund të numërojë deri në 50. Zakonisht fëmijët në këtë moshë vetëm mezi arrijnë të flasin, ndërsa ky fëmijë arrin të bëjë shumë më shumë.
Mamaja e tij krenare LaToya Whiteside ka filmuar videon se si vogëlushi lexon letrat, që ajo i jep në shtëpinë e tyre në Charlotte të Kalorinës së Veriut, në SHBA.
Carter i lexon fjalët pa parë mamanë e tij në sy dhe pa pritur konfirmimin e saj. Ai sic e shihni dhe në video nuk i shqipton fjalët tamam , por gjysma gjysma se është edne shumë i vogël për t’i thënë të plota.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb