Spanja mban frymën për fatin e vogëlushit Julen. Ka përfunduar puna e gjatë e ekipeve të shpëtimit për të ndërtuar tunelet që do të bëjnë të mundur nxjerrjen e djalit nga pusi 100 metra i thellë, ku ra prej datës 13 janar. Pritet që brenda kësaj të marte 2-vjeçari të nxirret në sipërfaqe, por shpresat për ta gjetur të gjallë janë shumë të pakta.

Nëntë ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ekipet e shpëtimit kanë gati kapsulën metalike që do të futet në tunelet e ndërtuara me vështirësi nga rreth 300 persona që punuan me turne natë e ditë, për të mbaruar punën sa më shpejt. Por ata u përballën me një terren të vështirë dhe me motin e keq, që e vështirësoi operacionin.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

“Do të donim të mbaronin më shpejt, – deklaroi Koordinatori i operacionit të shpëtimit, Angel Garcia,- por u përballëm me një material të fortë shkëmbor, që nuk mund të çahej lehtë”. Jose dhe Vicki, prindërit e vogëlushit shpresojnë deri në minutën e fundit. Ata thonë se kanë një engjëll që i ndihmon, ai është djali i tyre i parë, të cilin e humbën në vitin 2017 pas një ataku kardiak në moshën tre vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: