Një fëmijë 8 muajsh, i cili kishte gëlltitur një prerëse thonjsh ka dalë me sukses nga një operacion i realizuar për të hequr mjetin metalik që kishte ngecur në ezofagun e tij.

Fëmija e kishte gëlltitur gabimisht gjatë lojës prerësen, ndërsa iu nënshtrua operacionit të vështirë të hënën më 19 shtator në qarkun Nashik në Indinë Perëndimore.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike, vogëlushi shihet i shtrirë teksa një grup mjekësh specialistë realizojnë mrekullinë duke nxjerrë pas 1 ore operacion, prerësen 5 cm të gjatë.

Ndërkohë,  një radiografi e tregon qartë kontraptin e vendosur në qafën e foshnjës, pothuajse duke bllokuar të gjithë fytin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: