KINE- Një grua në Kinë ka refuzuar thyerjen e xhamit të makinës së saj ‘BMW’ për të shpëtuar djalin e saj, i cili ishte bllokuar në mjet prej të nxehtit. Nëna e të miturit nuk pranoi të shkatërronte automjetin e saj luksoz.

Një turmë e madhe njerëzit u mblodh përreth makinës, në provincën Zhejiang, pasi dëgjuan klithmat e 3-vjeccarit, i cili ishte bllokuar aty. Mësohet se temperaturat ishin 32 gradë celsius. Zjarrfikësit i kërkuan leje nënës që të thyenin xhamin e makinës, por ajo refuzoi, duke kërkuar një ekspert që ta hapte derën, raporton CCTV.

Por kur djaloshi nisi të përkeqësohej, zjarrfikësit injoruan mamanë dhe e thyen xhamin. Sakaq, komentuesit në rrjetet sociale janë tërbuar me nënën. “Është shumë e rrezikshme që një fëmijë brenda makinës, sidomos në temperatura të tilla. Temperaturat mund të jenë më të larta në mjet, e mund të kërcënohet seriozisht jeta e fëmijëve.”, tha një zjarrfikës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: