Rudy Salo po pushonte në shtëpinë e tij në Kaliforni të Amerikës, kur papritur djali i tij Aleksi kishte “rrëmbyer” një kanaçe birre. Aleks e merr me vete kanaçen dhe nuk dëshiron që ta kthejë më pas.

Aleksi e merr kanaçen dhe refuzon që ta kthejë. Ai nis të qajë, ndërsa babai tenton që ta kthejë kanaçen. Vogëlushi 14-muajsh nuk ndalet në veprimin e tij dhe ecën me kanaçe me birrë me vete.

Në video dëgjohet babai Rudy Salo që thotë se i biri duhet ta kthejë kanaçen, për shkak se ai “ende nuk ka mbushur 21 vjeç”. Kanaçja në fakt ishte e zbrazët, por vogëlushi e ka marrë atë, pasi duket se ka qenë i etur për të pirë diçka.

https://youtu.be/WKDZT2ryn1w

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: