Një fushatë sensibilizimi për nënat që ushqejnë bebet me gji po përhapet në rrjetet sociale. ‘Fëmija jot është ajo çka ti ha’, është spoti publicitar me foto që po përhapet gjerësisht në internet me qëllim të ndërgjegjësojë nënat që mos t’i dorëzohen lehtë ushqimeve të thata e të përgatitura në çast.

Shoqata e Pediatrisë në Brazil krijoi këto foto ku tregohet një beb që duket se thith një hamburger, një tjetër një pije me gaz në vend të qumështit që duhet të prodhojë nëna.

“Zakoni yt i të ushqyerit ditët e para të jetës së bebit mund të jenë vendimtare për shëndetin e tij”.

Robert Waterland, një profesor i Kolegjit Mjekësor të Baylor thotë se, nëse nënat ndjekin një regjim të rregullt ushqimor, të freskët dhe të pasur me vitamina dhe fëmijët do të jenë larg risqeve të tumoreve. Por nëse ushqimi i tyre është i pashëndetshëm si nëpër foto, atëhere ti e ekspozon ndaj këtyre sëmundjeve.
Edhe pse fotot janë shqetësuese, ato ilustrojnë më së miri se një ushqim i keq tek nënat janë një impakt negativ për shëndetin e bebeve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb