SPANJE

Vazhdon pa ndërprerje në Totalan, një zonë pranë Malagës, puna për të gjetur vogëlushin Julen, fëmijën 2 vjeç që ka rënë në një pus në 13 janar.
Në 15 orët e fundit skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë kanë gërmuar pothuajse gjysmën e tunelit që lidh tunelin paralel të realizuar në ditët e fundit, me pusin ku ka rënë fëmija.

Gërmimet sipas asaj që raporton El Pais, janë ngadalësuar edhe për shkak të përbërjes së terrenit, që në disa vende përbëhet nga shkëmbinj dhe ka kërkuar edhe ndërhyrjen e forcave xheniere, që kanë bërë dy shpërthime të vogla me dinamit për të bërë të munduar avancimin e punëve.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb