Një fëmijë 5 vjeçar i ka shpëtuar syrit të nënës së tij dhe ka kaluar nga pishina për fëmijë në atë të të rriturve, shumë e thellë.

I vogli përpara se të zhytej në pishinë ka ndaluar buzë saj dhe më pas është hedhur, por nuk ka arritur të dalë më në sipërfaqe.

Personat e tjerë që ndodheshin në pishinë as që e kanë kuptuar fare që ai po mbytej.

Ka qenë roja e pishinës që ka parë nëpërmjet kamerave të sigurisë gjithçka dhe ka ndërhyrë për të shpëtuar në kohë djalin. Incidenti ka ndodhur në qytetin e Serra, në shtetin e Spirito Santo, në Brazil.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb