Të nxënit tek fëmijët është procesi që realizohet në metoda të ndryshme. Bona Miekley nga “MOPS-Europe” e ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, tha se sipas karakterit të fëmijëve, mund të përshtasin edhe stilin e të mësuarit.

Miekley vlerësoi praktika si ajo përmes imazheve, lojërave interaktive, logjikës matematikore, natyrës, metodës ndërnjerëzore apo edhe vetmitare ku të vegjëlit përvetësojnë njohuritë. Sekreti i suksesit sipas saj, është kur edhe një fëmijë që nuk jep rezultate të larta, të mos e nënvlerësojmë, por ta integrojmë duke e përshtatur me mënyrën më të asimilueshme për të.

Sfida e të qenurit prind dhe ndihma që u jepet fëmijëve, ndikuar nga pandemia e Covid-19, janë faktorë domethënës që mund të kapërcehen në mënyrë të natyrshme nga të gjitha palët, prindërit, mësuesit apo edhe vetë nxënësit, falë komunikimit e ndërveprimit të të gjithë elementeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: