Vasil Llajo foli në program edhe për marrëdhënien që ai ka me familjen e tij. Ai tregoi se bashkëshortja e tij ka mbaruar për matematikë, ndërkohë dy fëmijët e mjekut janë diplomuar jashtë vendit.

Djali i tij ka mbaruar për mjekësi në Romë, ndërkohë që vajza për juridik në Londër, por punon si juriste në Athinë.
Vasil Llajo zbuloi se ai është nga fshatrat grekofolës të Sarandës, dhe në shtëpi e tij prindërit gjithmonë i flisnin greqisht në mënyrë që mos ta harronte gjuhën.

Ndërkohë në ’92 kur ai së bashku me familjen e tij u zhvendosën në Greqi, Llajo së bashku me bashkëshorten vendosën të ndiqnin traditën e prindërve të tij, por këtë herë fëmijëve të tyre do t’u flisnin shqip.

Ai me krenari tregoi se të dy fëmijët e tij munden të flasin shqip, një shembull i mirë ky për të gjithë ato familje shqiptare që jetojnë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb