SHBA

Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan kanë marrë zyrtarisht titujt mbretërorë. Kjo u arrit pas shumë kohësh e pas largimit të çiftit nga familja mbretërore britanike.

Lilibet Diana dhe Archie u renditën si princ dhe princeshë në faqen e internetit të familjes mbretërore që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Lilibet u pagëzua më 3 mars dhe Harry dhe Dukesha e Sussex-it iu referuan vajzës së tyre si “Princesha Lilibet”, duke treguar për herë të parë se dy fëmijët e tyre do të njiheshin publikisht me titujt e tyre mbretërorë.

Princesha Lilibet Diana u pagëzua të premten nga Rev. John Taylor në Los Anxhelos. Princesha e vogël do të mbushë 2 vjeç në qershor dhe Archie 4 në maj.

Kishte disa spekulime nëse Princi Harry dhe Meghan do të përdornin titujt mbretërorë për fëmijët e tyre pasi të largoheshin si anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Vendimi nënkuptonte se ata nuk do të përdornin më titujt e “madhërisë mbretërore” dhe do të ndalonin marrjen e fondeve publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: