Një vajzë 7-vjeçare me shumë qetësi u fut në një rajon policie në Damask përpara se të hidhte veten në erë, raportojnë mediat siriane. Shpërthimi ndodhi në lagjen Midan në kryeqytetin e Sirisë.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur tre oficerë policie, raporton media qeveritare Al-Vatan. “Një vajzë 7 vjeçare hyri në rajonin e policisë, duke mbajtur një brez me eksploziv që e shpërtheu,” shkruhej në faqen e facebook të kësaj gazete.

Burimet policore raportuar se vajza e vogël dukej sikur kishte humbur por në fakt kërkoi tualet. Pak sekonda më vonë, ajo shpërtheu.

Një video e filmuar nga vendngjarja e incidentit në qendër të Damaskut, tregon pjesë të ndërtesës të shkatërruar nga shpërthimi. Madje në një moment duken edhe mbetjet e fëmijës së ndarë në copa.
Edhe pse nuk është vërtetuar akoma dyshohet se eksplozivi ishte i telekomanduar nga persona jashtë ndërtesës.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: