TIRANE- “Çështja e fëmijëve jetim mbetet problem. Ne kemi struktura që kujdesen për këta fëmijë, por duhet treguar kujdes që të mos bien pre”.

Kështu deklaroi ish-presidenti Aleksandër Moisiu, në një takim me temë “Të gjithë frontalisht kundër abuzimit me fëmijët jetimë”. Moisiu pohoi ndër të tjera se ndonëse shoqëria civile bën punën e saj, shteti ka përgjegjësi të madhe.

“Shoqëria civile bën punën e saj, por shteti ka përgjegjësi të madhe. Ka institucione që kujdesen, por janë të pamjaftueshme”, theksoi Moisiu. Ndër të tjera ish-presidenti bëri me dije se shkollat duhet të bëjnë shumë kujdes. “Me fëmijët jetimë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm”, theksoi ai. Ky takim u organizua nga Qendra Juridike Globale për Drejtësi dhe Transparencë në Shqipëri, Instituti Kombëtar i Fëmijëve ‘Jetimë Shqiptar’ si dhe Federata e Paqes Universale në vend.
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: