Një video e bujshme është postuar në Twitter nga llogaria NK News, e cila merret kryesisht me lajmet dhe analizat e Koresë së Veriut.
Klipi kap adhurimin ndaj Kim Jong Un në një event të fundit të mbajtur si pjesë e Konferencës së 5-të Kombëtare të Nënave.

Më 8 dhjetor, udhëheqësi i Koresë së Veriut takoi, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, anëtarë të Shoqatës Koreane të Fëmijëve për t’u fotografuar me ta.

Në pamjet e publikuara nga NK News, Kim Jong Un shihet i rrethuar nga djem dhe vajza që kërcejnë rreth tij, disa me lot emocioni në sy.

Kujtohet se, gjatë konferencës për nënat, lideri i Koresë së Veriut bëri thirrje për përpjekje për të përballuar rënien e lindjeve në vend, siç njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: