AUSTRALI

Një nënë në Australi u akuzua për vrasjen e 2 djemve të vegjël, 5 dhe 3 vjeç, pasi ata u larguan dhe u mbytën në lumë, ndërsa ajo flinte dhe ishte zbavitur me miq në bare.

Leeann Eatts, 47 vjeç kishte pirë shumë me miqtë një natë më herët, ndërsa djemtë ishin larguar e janë gjetur të vdekur në një pjesë të thellë të lumit Ross, pranë Townsville në Australi. Eatts u shqetësua vetëm disa orë më vonë për djemtë e zhdukur.

Ajo kërkoi ndihmën e policisë, ndërsa vazhdoi kërkimi për vogëlushët. Tragjedia ndodhi më 25 shkurt. Eatts humbi djemtë e saj, Barak Austral 5 vjeç Jhulio Sariago, 3 vjeç. Ata ikën larg familjes.  Pavarësisht se kërkimi nisi menjëherë, trupat e tyre u gjetën në lumin Ross në mëngjesin e ardhshëm, pak para orës 5, njofton news.com.au.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të premten, më 5 prill, Policia e Queenslandit akuzoi Eatts me dy akuza për vrasje, duke pretenduar se “neglizhenca e rëndë” e saj shkaktoi vdekjen e bijve të saj. Ajo gjithashtu është akuzuar për trafikimin e drogave të rrezikshme dhe furnizimin e drogës me të miturit. Këto vepra të saj nuk janë të lidhura me djemtë e zhdukur.

Policia në deklaratë tha se nuk ka asnjë dyshim se është neglizhenca e prindit që ka shkaktuar tragjedinë, pasi nëse nëna do të ishte e vëmendshme, “ngjarja e rëndë do të ishte shmangur”.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb