Mijëra fëmijë në Turqi dhe Siri janë në rrezik pas tërmeteve që tronditen vendet sot, me UNICEF që ka deklaruar se shumë prej tyre ishin në gjumë në momentin e lëkundjes së parë.

Organizata tha se pas kësaj ata që kanë mbijetuar do të përballen me temperatura të ulëta, dëmtime të ndërtesave të shkollave dhe rreziqe të sëmundjeve që vijnë nga uji, ndwrsa ata në Siri gjithashtu duhet të përballen me luftën e vazhdueshme civile që ka pllakosur vendin për më shumë se një dekadë.

“Imazhet që po shohim nga Siria dhe Turqia janë tronditëse”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

“Tërmeti fillestar ndodhi kaq herët në mëngjes, kur shumë fëmijë ishin në gjumë të thellë, kjo e bëri atë edhe më të rrezikshëm. Prioriteti ynë i menjëhershëm është të sigurojmë që fëmijët dhe familjet e prekura të marrin mbështetjen për të cilën kanë aq shumë nevojë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: