Bashkia e Beratit ka rizgjuar traditën e karnavaleve, duke rigjallëruar mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit muze. Nxënës të shkollave 9-vjeçare por edhe fëmijë të kopshteve i rikthyen mbrëmjen e djeshme traditën e munguar këtij qyteti. Kanë qenë pikërisht fëmijët e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit, të cilët nën maskat e personazheve më të dashura, dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit. Nën rolin e personazheve të botës së tyre, fëmijët beratas ofruan pjesë të ndryshme artistike, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Ngjyrat, muzika, kostumet dhe personazhet e botës së fëmijëve, të vendosura mbi kalldrëmet ku ka ecur për mijëra vjet historia e qytetit të lashtë, Beratit, krijuan një atmosferë mjaft festive karnavalesh në qytet.

Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të bashkisë së Beratit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike në qytetin muze, të mbrojtur nga UNESCO. Përfaqësuesja e bashkisë Berat, Arisa Toska, ka theksuar se tradita e munguar e karnavaleve në qytetin e Beratit do të kthehet tashmë në një festë të përvitshme. Sipas saj, kjo festë pagane u jep mundësinë fëmijëve që, nëpërmjet kostumeve e maskave të përcjellin tek çdokush mesazhet më të bukura të karnavaleve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Znj.Irina Kausch ProSeed, përfaqësuesja e ‘Giz Albania’, që ishte edhe donatori kryesor i karnavaleve në Berat, ka shprehur kënaqësinë që karnavalet janë kthyer në një traditë tashmë në këtë qytet, pas festimeve të vështira të karnavaleve që u kryen vitin e kaluar, në një periudhë pandemie. Sipas ProSeed, tematika e karnavaleve këtë vit ka qenë “dixhitalizimi”, si e vetmja mënyrë që hap mundësitë e komunikimit midis njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: