Dy të rinj britanikë udhëtuan për në Ukrainë për t’iu bashkuar luftimeve krah ukrainasve, sepse “nuk pajtohen me bombardimin e fëmijëve”, pavarësisht paralajmërimeve nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar se ata mund të shkelnin ligjin nëse shkonin për të luftuar.

Bëhet fjalë për dy të rinj, që janë të gatshëm për betejë, edhe pse nuk kanë përvojë ushtarake, që të përballen me ushtarët rusë. Dyshja as nuk u tha prindërve të tyre se po shkonin për në zonën e luftës nga frika se do të përpiqeshin të ndryshonin mendje. Matt Harden, 25 vjeç, nga Liverpooli dhe adoleshenti trim Steven, nga Skocia, u takuan me një 24-vjeçar algjeriano-australian, pas një bisede që kishin bërë në internet.

Pas bisedave mes tyre, ata krijuan planin për t’u bashkuar me legjionin ndërkombëtar. Ata vendosën të bashkohen me luftën për të mbrojtur Ukrainën pasi panë se si vendi u granatua nga forcat ruse të Vladimir Putin, raporton Mirror.

Burri algjeriano-australian, i cili preferoi të mos jepte emrin e tij, pranoi: “Unë jam pak në ankth, të them të drejtën”. Për ata që janë të vendosur të shkojnë në vijën e parë të luftës, ndërkohë Ukraina ka hequr dorë nga kërkesat për viza për të huajt që hyjnë në vend, në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër ushtrisë ruse.

Ata thonë se destinacioni i tyre i parë është Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore i cili rreth 70 kilometra nga kufiri me Poloninë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb