Një pushuese daneze ka qenë mes qindrave të tjerë që kanë përjetuar një situatë të pazakontë mëngjesin e sotëm, teksa IKMT dhe policia ka mësyrë mbi “Prestige Resort” në Golem.

E shoqëruar nga dy fëmijë të vegjël, ajo tha për gazetarin Osman Stafa se janë zgjuar mëngjesin e sotëm me policë të shpërndarë gjithandej, duke e cilësuar të pazakontë për një vend të civilizuar dhe një sjellje primitive.

“Jemi nga Danimarka. Kemi 6 ditë që kemi ardhur. U habitëm shumë sot në mëngjes kur u zgjuam me policë gjithandej, për atë çfarë po ndodhte. Diçka mes qeverisë dhe pronarit të këtij hoteli. Është shumë e pazakontë që në një vend të civilizuar të sillen kështu me ty nëse je me opozitën. Nuk e di se çfarë po ndodh mes qeverisë dhe pronarit të resortit. Nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, bën mirë që të fillojë të sillet ndryshe.
Nuk do të ndodhte kurrë në vendin tonë, kjo është sjellje primitive. Shpresoj që qeveria si njerëz të rritur të sillen me civilizim, duket shumë e çuditshme. Jam kurioze për situatën. Fëmijë kishin frikë, dy fëmijët më të mëdhenj nuk duan të dalin sepse nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh.
Kjo është hera e parë në Shqipëri dhe fëmijët thanë se nuk duam të kthehemi më në këtë vend. Kjo është shumë keq sepse jam e sigurt se Shqipëria është një vend i bukur me kulturë, pavarësisht se çfarë po ndodh. Kjo që po ndodh është shumë primitive”, tha turistja daneze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb