Zëvendëskryeministrja ukrainase ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e “rrëmbyer” nga Ukraina të transportuar në Rusi.

Nëpërmjet një postimi në Telegram të shkuar rusisht, Iryna Vereshchuk tha se ishte “veçanërisht e neveritshme” të mburresh publikisht për aktivitetin “ilegal”.

Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin.

“Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe e poshtër. Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë të vjedhur në Ukrainë,” ka shkruar Vereshchuk.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër-arresti për Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Rusinë për dëbim të fëmijëve.

Vereshchuk tha se “dhjetëra” rusë që kishin vendosur “të adoptonin jetimët e vjedhur nga Ukraina” herët a vonë “duhet të përgjigjen” për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb