VLORE-Lajmi që qarkulloi dendur në portale online sot ishte ky; Një denoncim i rrallë është bërë ndaj dhunës në familje. Një femër gjen kurajo të denoncojë dhunën që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj dhe e bën këtë në Facebook.

Pas dhunës barbare të ushtruar nga bashkëshorti një 20­vjeçare nga qyteti i Vlorës ka publikuar foton në Facebook. E reja duket me të dy sytë të nxirë nga dhuna e ushtruar nga i shoqi. Albano Janko, 30 vjeç, bashkëshorti i saj është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. Arrestimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërkohë që e shoqja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital që nga data 2 tetor 2015, kur ndodhi rrahja e rëndë. Janko ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Duket se bashkëshortja nuk ka duruar dhe ka bërë publike cfarë burri bënte kundrejt saj”.

Por jo. Me një kërkim nw http://www.tineye.com/ vërteton se bëhet fjalë për një vajzë ruse e quajtur Aleksandra Sereda nga Rusia e cila është rrahur në muajin Janar të vitti 2014 nga i dashuri milioner, Pavel Ushanov. Ja dhe fotot përkatëse

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: