Në një shoqëri në të cilën deri në pafundësi diskutohet për seksin, shumica prej nesh nuk di se ç’të bëjë me partnerin i cili është i keq në shtrat. E drejta jonë si femra është të kërkojmë më shumë, madje edhe të marrim më shumë! Mirëpo, si t’i thuhet se çka nuk na pëlqen?

Regjistroni çdo gjë që ai e bën keq
Ai regjistër duhet të jetë vetëm për ju dhe keni parasysh mbase ish së dashurës së tij ai i ka pëlqyer në shtrat. Pastaj zgjidhni një element, sipas jush, më të rëndësishmin dhe filloni ta zgjidhni.

Zgjidhni çastin e duhur
“Do të dëshiroja të provoja diçka të re” është hyrje e mirë çfarëdo që dëshironi të planifikoni t’i thoni. Nëse tashmë keni filluar, filloni të niset majtas, djathtas, më fuqishëm, më dobët apo siç dëshironi ju. Dhe bëjani me dije kur t’ia qëllojë -do t’i kujtohet hera tjetër.

Biseda gjatë një shëtitjeje
Mbase është burim i problemeve dhe i pasigurisë së tij plotësisht i palidhur me intimitetin tuaj, andaj biseda jashtë shtratit do të jetë shumë më e përshtatshme.

Kini durim nëse ndryshimi nuk është i menjëhershëm
Provoni me diçka si p.sh.: “Po më duket se jemi kthyer në mënyrën e vjetër, a nuk të duket më e mirë ajo që e kemi për disa herë?”

Përdorni shprehjet pozitive dhe kurrë mos bëni me gisht
Mos i thuaj ndal apo fjalë të ngjashme që na nevrikosin, ndërkaq atij do t’ia lëndoni egon dhe do ta hidhëroni. Në vend që t’i thoni “Mos ashtu!”, provoni t’i thoni “Po ndihem më mirë kur ma bën… (që duhet tashmë ta bëjë)”.

Etiketimi është kundërproduktiv
Në vend që të përshkruani lëvizje monotone apo të plogështa, përpiquni të animoni idetë që diçka të bëni ndryshe, më të hareshme, më argëtuese…

Informata pozitive kthyese është kyç
Meshkujt dëshirojnë të dinë se si ju kanë kënaqur. Disa nuk janë të mësuar, andaj ia bëni me dije që mund të bëjë edhe diçka ndryshe, do të jetë shumë i lumtur.

Pyeteni se çka do të dëshironte ai. Provojeni edhe këtë
Seksi është rrugë dydrejtimëshe, andaj nuk ka arsye që të mos dini se çka po ndodh në anën tjetër: mënyra e tillë është rrugë e sigurt drejt suksesit për të dy.

(a.h/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb