Ajo është cilësuar nga ekspertët e anatomisë si femra më e bukur në botë edhe pse është e bëshme dhe ka pak celulit në trupin e saj.

Bëhet fjalë për Kelly Brook, modele dhe aktore angleze, e cila është shpallur femra më e bukur në botë nga disa studiues.

Në të vërtetë, ekspertët e anatomisë së Universitetit të Teksasit ua kanë shpërndarë pyetësorin studentëve të tyre, meshkuj edhe femra, të cilët kanë deklaruan se kush janë sipas tyre përmasat ideale trupore tek femrat.

Përvec kësaj, detyrë e tyre ka qenë edhe që të bëjnë dizajnin preciz të fytyrës dhe flokëve çfarë ata i konsiderojnë më të bukura.

Kelly Brook me masat e veta 86-61-86, me fytyrë perfekt dhe me flokë të gjatë natyrale është përfshirë në çdo kategori përsosmërie duke lënë pas shumë bukuroshe.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: