Argjira Spanca ka zgjedhur të portretizohen në publik si vajza e urtë që u qëndron larg skandaleve apo debateve për të qenë qendra e vëmendjes. Megjithatë, duket se sot ka përjetuar një situatë të sikletshme.

Në “E Diell” u diskutua nëse po teprohet me ndërhyrjet estetike dhe mes të tjerëve në panel ishte e ftuar edhe transgjinorja Amber. Kjo e fundit u shpreh se vajzat varen nga meshkujt dhe se e mbajnë veten vetëm prej tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, Argjira nuk ishte e këtij mendimi duke u shprehur se ajo nuk është rregulluar kurrë për një mashkull dhe se bën çdo gjë vetëm që të ndihet mirë vetë.

Amber: Mania e femrave është gjithmonë që të jetë në vëmendje të një mashkulli dhe prandaj rregullohet dhe e mban veten.

Argjira: Jo patjetër.

Amber: Femra për mashkullin jeton, janë të varura nga meshkujt.

Argjira: E ke shumë gabim. Unë kurrë në jetë nuk çohem në mëngjes dhe bëhem e bukur për një mashkull. Kur jam në një lidhje dhe kam qejf të dalë me të bëhem e bukur pikë së pari për veten time, se dua të dalë dhe të jem rehat në ambientin ku dal. Graciano mua më sheh në lloj-lloj gjendjesh. Nuk kam nevojë t’i bëhem atij e bukur. Fare. Nuk e ndjej. Kur më takoi kemi qenë shokë dhe më ka parë në gjendjen më të tmerrshme. Vishem për veten time.

Amber: Me një mashkull kur kalon disa vite ti krijon siguri te vetja dhe fiton rehati. Mund të dalësh si do. Në një takim të parë nuk mund të dalësh pa u lyer.

Argjira: Unë vij çdo ditë në punë pa makeup. Aty është personale. Ti e ndjen të nevojshme të rregullohesh për një mashkull, unë jo. Femrat ndjekin edhe trendet. Jo domosdoshmërisht duhet të veshësh fustan për të qenë femër. Mos i përgjithësoni situatat.

Në një moment, Argjira u çua nga kërkoi të linte studion. Ajo u shpreh se nuk donte të ishte më pjesë e atij diskutimi pasi sipas saj po paragjykoheshin shumë njerëz.

Argjira: Unë do e lë studion sepse u banalizua. Ka shumë paragjykime. Nuk jam rehat në muhabetin që po bëhet. Është një temë delikate dhe po paragjykoni shumë njerëz dhe po i bëni të ndihen keq.

Megjithatë, me ndërhyrjen e Ed Manushi Argjira u qetësua dhe u rikthye në vendin e saj duke e vazhduar diskutimin deri në fund./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: