Shkodran Mustafi duket shumë larg Arsenalit. Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, lojtari nuk e ka më pëlqimin e trajnerit të Arsenalit, Unai Emeri, dhe po mendon largimin nga “Topçinjtë e Londrës”. Pas gabimeve kundër Totenhemit dhe Kristal Palas, 27-vjeçari ka humbur edhe simpatinë e tifozëve.

Shqiptari nga Gostivari, kampion bote me Gjermaninë, po sheh pista të tjera. Për lojtarin interesohen gjigandët turk të Fenerbahçes, të cilët e duan lojtarin 1 vit në formën e huazimit, dhe në rast se përmbush pritshmëritë, do ta blejnë përfundimisht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb