Erling Haaland vijon të magjeps Europën, dy golat kundër Club Brugge i dhurojnë një tjetër rekord në Champions League. Askush më parë, në kaq pak ndeshje, 12, nuk ka arritur shifrat e norvegjezit. Falë “dopjetës” së realizuar, biondi shkon në kuotën e 15-të golave, një rekord i ri në Champions, duke kaluar Roberto Soldado dhe Ruud Van Nisterooy. Dy sulmuesit e famshëm iu deshën 19 ndeshje për të arritur në kuotën e 15 golave.

Haland
Haland

Haaland shkoi dhe më larg se ky rekord, duke kapur kuotën e 16 golave, shifra që në moshën e tij nuk i kanë arritur as lojtarë si fenomeni Ronaldo, Zinedine Zidane, David Villa apo Klose e Adriano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb