TIRANE – Nuk është një udhëtim romantik në qytetin e dashurisë , nuk është as një udhëtim për një koncert apo thjesht një udhëtim dimëror. Shumë më shumë se kaq. Arilena Ara sapo na ka dhënë një lajm tjetër shumë të bukur. Në Paris, për të rrëmbyer një çmim si rrallë artistë të famshëm.

82fa34ff00408ba20ffe1367a0520f9f

Edicioni i 41-të i “The Best Awards” u mbajt dje në Paris dhe krahas emrave të mëdhenj të fushave të ndryshme të artit, ka një vend special edhe për këngëtaren shqiptare.

Arilena, së bashku me stafin e saj, rrëmbeu çmimin “The Best Awards” për kategorinë e muzikës. Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur si “Këngëtarja fenomen e vitit” duke vulosur kështu, për të disatën herë, suksesin e një viti të artë.

18bf0ebed90e9bca3866b7ce079b2a9e

Lajmin surprizë, sapo e ka zbuluar menaxheri i Arilenës, i cili shton se ky event i përvitshëm, mes shumë artistëve që konkurrojnë në fusha të ndryshme të artit, nderohet edhe me pjesëmarrjen e 10 artistëve nga e gjithë bota për kategori të ndryshme raporton Class.

990965e52133f097c4ff274b694c0c5d

Për muzikën, këtë vit, ishte përfaqësuese Arilena Ara, e cila, me hitin e saj “Nëntori”, por edhe me këngët e albumit të ri, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.
Arilena ka postuar në Instagramin e saj një video, përmes së cilës ka lajmëruar të gjithë fansat për çmimin e rëndësishëm në karrierën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: