Massimiliano Allegri përpiqet ta mbrojë me çdo kusht, Moise Kean është një adoleshent, një shpresë e madhe e futbollit italian, por fatkeqësisht po bie pre e racizmit. Allgeri është i vetëdijshëm se sa shumë talente janë djegur në rrethana të njëjta, nuk dëshiron kurrsesi që zbulimi i tij të ketë të njëjtën fat, për më tepër që Kean po e ndihmon jashtëzakonisht shumë. Në kushtet kur Allegri është i detyruar të bëjë rotacion apo kur nuk infermieria është plot, Kean ka qenë gjithnjë aty, i gatshëm të bëjë i vetëm repartin e sulmit.

Shifrat e tij janë të denja për një bomber, 4 gola në 8 ndeshje, një gol çdo 51 minuta. Në pamundësi për të patur në dispozicion Ronaldo, Mandzukic, D.Costa etj, Allegri i besojë një fanellë titullari në transfertën kundër Cagliari.

C 29 Fotogallery 1024986 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image
C 29 Fotogallery 1024986 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image

Pavarësisht diferencës së frikshme me rivalët, Juventus nuk di të ndalet në Serie A, kaluan dhe këtë pengesë me rezultatin e pastër 2-0. Bonucci me kokë në minutën e 22-të dhe Kean në të 85-tën firmosën në suksesin e Zonjës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb