Sfida Napoli-Inter nuk përfundoi në stadiumin “San Paolo”, tani është spostuar në tregun e transferimeve. Të buzëqeshur nga kjo përballje e dytë pritet të dal sërish klubi ziklatër të cilët kanë vendosur nën shënjestër talentin kuqezi, Marash Kumbulla, prej kohësh nën orbitën e Napolit. Sipas “Sky Sport”, Inter është futur seriozisht në garë për Kumbullën, një lojtar 19-vjeçar i cili në sezonin e tij të parë në Serie A numëron 12 ndeshje me fanellën e Veronas.

Inter Kumbulla
Inter Kumbulla

Gjithnjë sipas “Sky Sport”: Inter kërkon të blindoj Kumbullën për sezonin e ri, një marrëveshje e cila i shkon për shtat edhe Veronas që nuk dëshiron të humbas një titullar fiks në këtë pikë të sezonit. Për të bindur Veronan, në mënyrë që të kenë ata fjalën e parë në verë, Inter është i gatshëm të heq dorë nga Frederico Dimarco, një lojtar interesant por që nuk po gjen hapësira në formacionin e Contes. E sigurt është që për Kumbullën do të dëgjojmë shumë në ditët në vijim pasi për të interesohen jo vetëm klubet më të mëdha në Serie A por dhe klube të tjera nga Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: