Fenomeni brazilian Ronaldo analizon sezonin e ri të Serisë A. Edhe pse në rolin e presidentit të Valladolid, që ra në ligën e dytë spanjolle, ai ndjek më vëmendje edhe kampionatin italian dhe nuk mungon komenti për skuadrat pretendente.

Si një tifoz i Interit, Ronaldo dëshiron që sërish zikaltrit të shpallen kampionë. Por jo vetëm kaq, pavarësisht largimeve të bujshme, Fenomeni thotë se Inter i zëvendësoi shpejt dhe ka gjetur ekuilibrat.

Sa i përket Juventusit, braziliani thotë se Zonja e Vjetër mbetet gjithnjë në garë për titull. Largimi i portugezit Ronaldo nga larg duket sikur e ka dobësuar, por nuk është ashtu, sipas fenomenit, Juventus do të gjejë shpejt ekuilibrat dhe do të konkurrojë fort me Interin për titullin.

Po Milani? Ronaldo thekson se ishte e rëndësishme që të kthehej në Champions League për disa arsye. Së pari sepse rrit besimin në ekip dhe te tifozët. Së dyti, shtohen të ardhurat në klub dhe mund të përforcosh skuadrës.

Braziliani vlerëson Ibrahimovic, e quan si një shkëmb ku Milani mund të mbështetet edhe pse ai është 40 vjec. Dhe në fund nuk mungon komenti për Mourinhon. Sipas Ronaldos, ai është trajner i madh dhe do ta përmirësojë Serinë A me përvojën e tij, pse jo, nën drejtimin e tij Roma mund të jetë “hirushja” e këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb