Gazetari dhe analisti Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Ramazani është një ngjarje e madhërishme për shqiptarët dhe mbarë botën.

Samarxhi u shpreh se shqiptarët sfiduan edhe pandeminë e natyrës për Ramazan, duke shtuar se ky popull ka qenë ai që ka sfiduar edhe komunizmin.

“Të gjithë jemi koshientë se Ramazani u bë në një muaj pandemie. Besimtarët janë lutur në shtëpi, e nuk shkuan nëpër xhami. Shqiptarët sfiduan edhe pandeminë e natyrës. Por mos harrojmë se shqiptarët kanë përballuar edhe pandeminë e komunizmës. Zotin e kishin në zemër. Gjithë kjo pandemi natyrore ishte sfidë. U pranua si festë, por me kufizimet e duhura. Ramazani u përjetua si një ngjarje mjaft e vecantë. Njeriu ndryshoi për mirë, u përsos moralisht, u bë një njeri më i mrekullueshëm. Muaji i Ramazanit është një devocion i madh. Ramazani është një pranverë shpirtërore e njeriut. Njeriu duhet të ecë me dijen”, tha Samarxhi.

Ferdinand Samarxhi theksoi se festa e Bajramit do të thotë festë e vjen pas sakrificës që bën njeriu, si shenjë mirënjohje e njeriut për Krijuesin dhe e Krijuesit për njeriun.

“Bajrami do të thotë festë. Bajrami vjen si festë pas Ramazanit, i dashurisë së Krijuesit ndaj njeriut dhe i njeriut ndaj Krijuesit. Krijuesi e ka krijuar njeriun që të jetojë sa më mirë. Vetë feja dhe vetë ky muaj përcohet me mirësi. Ju e patë që kryeministri hapi faltoret. Ramazani ka shumë vlera, të mëson se gjithë jeta duhet të jetë një universitet. Janë kontribute e vyrtyte që duhen përcjellë. Shqiptarët e kanë besimin nje me unitetin kombëtar. Kombi dhe Zoti janë njësuar. Ramazani solli largimin e pandemisë, kësaj mënxyre për njerëzimin. Përjetuam pandeminë e kemi nevojë për t’ju lutur Zotit”, u shpreh Samarxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb