Pranvera ka belbëzuar, natyra ndihet e paqtë, e bukur, optimiste. Lule shumëngjyrëshe skenografojnë dashurinë e universit për krijesën njerëzore. Ende një degresivitet shpirtëror pandemik mundohet të absolutizojë jetën, realitetin, botën, psikologjinë njerëzore.

19 (1)
19 (1)

Krizë identiteti me vullnet të lirë, me dhe pa dashuri. Konture piskame pandemie drejt zbehjes kërkojnë të tjetërsojnë e të venisin ende pranverën shpirtërore të jetës, që universi çdo ditë sfidon.

Në këtë pranverë Muaji të Shenjtë të Ramazanit, qenia shoqërore, njeriu, besimtari, shfaq dhe manifeston më shumë ekzistencën hyjnore si krijesë kozmike e Tij. Qenia njerëzore është më pranë se kurdoherë ekzistencës hyjnore si krijesë e Tij në tokë.

Koherenca kozmike e kohëve të fundit kërkon ta bëjë qenien njerëzore rob të këtij degresiviteti, edhe pse ajo kërkon ta mposhtë pa mbarim me dashuri dhe adhurim të veçantë për Krijuesin si krijesë e Tij.

Muaji i Ramazanit që përjetuam, fundi i tij, vjen si një thirrje, revolucion, si shpëtim i qenies njerëzore. Një ideal force shpirtërore gjallon vlera morale të besimit të krijesës njerëzore si një qenie në integritet.

Asas (1)
Asas (1)

Koncepti filozofik i jetës në revolucion në këtë muaj mund çdo gjë dhe kur mendohet si pamundësi në natyrën njerëzore. Përjetimi, rritja, vetëdija njerëzore në psikozën e lëndimeve shpirtërore arrin përsosmërinë më të lartë. Tashmë, në këtë muaj, njeriu nuk mund të besojë më, të pranojë më sadopak humbjen e vlerave të ekzistencës së tij. Adhurimi në sakrificë në këto kohë lind dhe ringjall vlera të reja më shumë nga ata që humbën dhe vazhdojnë ende gjatë këtij degresiviteti jetësor.

Ndjesia më e spikatur e një zemre në besim përshkon çdo qenie krijesë njerëzore. Kudo, njeriu e besimtari në këtë pranverë të revolucionit shpirtëror të Muajit Ramazan u mëkua nga një ideal gjithnjë e më shumë i devotshëm në rritje, në integrim drejt akumulimit dhe vazhdueshmërisë së integritetit.

Dfgg (1)
Dfgg (1)

Në këtë muaj, mbjellja e dashurisë për Krijuesin e Gjithësisë mundi meskilitetin e lindur prej pabesimit, frikës, psikologjisë së saj të krijuar. Njeriu kuptoi që Zoti është i vetmi ideal, shpresë, adhurim, ku mund të drejtohesh, lutesh e presësh ardhmërinë me besim e me optimizëm të jetës. Si një qenie shoqërore, njeriu me dinjitetin e tij kuptoi se në këtë rrugëtim shpirtëror të këtij revolucioni pranveror të sapolindur, optimizmi për jetën ndjen se nuk mund të jetojë më me instinktet e lindura të frikës egoiste individualiste.

Ndërgjegjja si krijesë njerëzore shkon drejt absolutizimit si qenie shoqërore.

Në fund të këtij revolucioni shpirtëror pranvere të dëlirë përjetimi, njeriu si krijesë motivon vizione dhe vlera të pakontestueshme tashmë për jetën, ai bëhet pjesëmarrës i vlerave të njësuara në ekzistencën e njerëzimit të sotëm.

Piskama e frikës dhe e pasigurisë pandemike përçoi te të gjithë njerëzit që besojnë në Zot se humanizmi njerëzor është vullnet ekzistencial hyjnor i Zotit për ta në tokë, i njerëzve për njëritjetrin. Kur besimi është absolut, krijesa njerëzore është e bindur në ekzistencën hyjnore të Krijuesit, besimi është i madh, i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm. Forca e tij përjeton e prevalon vlera të mëdha. Njeriu përsoset, humanizmi bëhet pjesë e jetës së tij, vizionit të ardhshëm.

Humanizmi gjatë këtij muaji në evoluim në integritetin njerëzor u shfaq si një doktrinë e dashurisë. Dashuria e njeriut për njeriun, e qenies njerëzore për qenien njerëzore, u shfaq dhe u manifestua më shumë se kurdoherë jo më individualisht, por në mbarë shoqërinë e besimtarëve.

Fsdfsdf (1)
Fsdfsdf (1)

VARFËRIA PËR MË TË SKAMURIT PËRSHKOI ÇDO NJERI, U BË DASHURI PËR ÇDO ZEMËR…

Varfëria për më të skamurit, për më të varfrit, për më të pafatët, për më të pashpresët, për më të lënit mënjanë të kësaj bote, përshkoi çdo njeri, u bë dashuri për çdo zemër.

Solidariteti dhe dashuria bashkëjetuan, u bënë botëkuptim i jetës, në mendime e veprime. Botëkuptimi për të jetuar, për të pasur të gjithë ushqim në sofrat bujare të këtyre ditëve, u identifikua si dashuri për t’iu gjendur të tjerëve në dhembje vuajtje.

Dashuria e qenies njerëzore para Krijuesit gjatë këtij muaji pranvere shpirtërore u sprovua se i kamuri tanimë jeton edhe për një qenie tjetër njerëzore. Jeton edhe më të varfrin, që nuk ka se me çfarë të ushqehet, ta përjetojë dhe ta përcjellë këtë muaj si gjithë të tjerët.

Njerëzit në këtë muaj jetuan me forcën e vullnetit që Krijuesi i Gjithësisë ushqeu si krijesa të ndërgjegjshme njerëzore. Kudo u ringjallën ndjenjat e mëshirës në zemrat e më të kamurve, e më të pasurve. Siç thuhet në librat e shenjtë: te pasuria e më të kamurit është dhe pasuria e më të varfrit. Krijuesi i Gjithësisë, ashtu siç ka vendosur dashurinë për qenien e Tij njerëzore, ka vënë sprovë për të pasurit që ai të kuptoi që pranë tij ndodhet e jeton një qenie tjetër njerëzore, një njeri që nuk duhet të jetë i pangrënë. Ai duhet të mendojë, veprojë, kontribuojë, ndihmojë, të japë nga pasuria e tij, se ai si gjithë të tjerët duhet të jetojë në këtë jetëbotë. Në këto ditë, vetëtia njerëzore arrin dhe arriti përsosmërinë më të lartë të natyrës njerëzore. Njeriu që beson se Zoti është mbi gjithçka, se përveç Tij s’ka tjetër, Zoti na udhëheq, u bë pjesë e këtij revolucioni shpirtëror, e kësaj pranvere që lind dhe rrezaton gjatë gjithë jetës. Lutjet, adhurimet e besimtarëve kulmuan me devocion të thellë shpirtëror. Veneracioni i tyre u bë më i ndërgjegjshëm. Më thellë depërtoi në zemrat e tyre të pastra të sinqerta zëri i Zotit, thirrja e Tij.

Gdfgdfg (1)
Gdfgdfg (1)

Besimi i madh, filozofi e dashurisë për Krijuesin, rriti ndjenjën dhe arsyen njerëzore. Është e gabuar të mendosh që virtytet bashkëjetojnë te besimtarët, te krijesa njerëzore, pa mirëkuptim, ashtu siç është e gabuar të mendosh se mirëkuptimi dhe respekti shfaqet te besimtari i padevotshëm. Revolucioni shpirtëror kërkoi që dikush që nuk fal, nuk mund të ketë të drejtë të kërkojë mirëkuptim. Gjithkush do të përballet me mungesë respekti në atë shkallë sa ai nuk respekton të tjerët. Ky revolucion i këtij muaji përvijoi idenë se kush nuk do Zotin, nuk mund të meritojë dashurinë e Tij. Njeriu që nuk përqafon gjithçka me dashuri, me mirësi, me mirëkuptim për krijesën njerëzore si besimtar, është humbës vlerash e virtytesh dhe si rrjedhojë jo mikpritës për mirëkuptim dhe falje. Pranvera shpirtërore e kohës motivoi iluzionin te njeriu, besimtari, që kur nuk punon dhe veshton të tjerët me dashuri, nuk je i vetëpërmbajtur. Krijesa njerëzore që nuk ka dhe nuk shfaq tolerancë, mirëkuptim, dashuri, është e pamundur që të jetë i denjë, i ndërgjegjshëm për të qenë i besuar në adhurim ndaj Krijuesit.

Gfdgfdg
Gfdgfdg

NJERIU PRANON TË TJERËT SIÇ JANË NË MENDIME, GJYKIME TË NDRYSHME…

Deviza e këtij revolucioni shpirtëror ushqeu dhe motivoi qartë se qenia e ndërgjegjshme njerëzore pranon të tjerët siç janë në mendime, gjykime, veprime të ndryshme. Realiteti i sotëm ekzistues motivon njerëz besimtarë që mendojnë, gjykojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Të gjithë duhet të mendojnë, veprojnë se gjykimet, mendimet e tyre, pavarësisht se janë të ndryshme, janë në dobi të jetës së realitetit të vlerave të shoqërisë që jetojnë. Ky revolucion shpirtëror përcjell këtë aksiomë.

Realiteti i sotëm vazhdon të ekzistojë. Antagonizëm diversitet në unitet. Është vlerë, virtyt që përcjell ky muaj të pranosh besimtarin, qenien njerëzore, tjetrin siç është. Të duash tjetrin sot, është ndjesia më e spikatur e një zemre në besim, e një zemre që aludon për të fituar mirësinë dhe kuptimin njerëzor të jetës. Kur njeriu ushqehet nga një dashuri e veçantë që kërkon të rritë sa më shumë dinjitetin e tij njerëzor, gjithnjë e më shumë ai bën dhe realizon atë që kërkon Krijuesi i Gjithësisë për krijesën e Tij më të ndërgjegjshme, njeriun të cilin e lindi për të menaxhuar universin, që ai të begatojë jetën e tij në tokë, për të lumturuar jetën e tij në Ahiret. Mëshirues para dobësive të të tjerëve respekt për ide të ndryshme, falje për çdo gjë të tolerueshme. Pranvera shpirtërore e këtyre ditëve përcjell mesazhin e madh human njerëzor. Kudo njerëzit vlerësojnë, respektojnë vlerat njerëzore.

Drejtësia është zgjidhja më e mirë e tyre. Krijesa njerëzore gjatë gjithë kohëve në vazhdim prevalon dashuri, respekt mbi të gjitha unitet njerëzor. “Ne duhet të jemi si qenie pa duar”, thotë mendimtari i shquar Gylen, kundër atyre që u qëllojnë dhe pa fjalë kundër atyre që u mallkojnë. E vetmja gjë e rëndësishme është devotshmëria personale… Jeni të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju jeni vëllezër e motra në mes vete. Mos mbillni urrejtje, veç dashuri. Kjo është pranvera që lind këto ditë në zemrat e njerëzve. Me siguri ata që kanë besuar, por edhe ata që janë hebrenj të krishterë dhe abejë që i kanë besuar Zotit dhe botës tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre. Për ata nuk do të ketë as frikë, as pikëllim.

Gdfgfdg
Gdfgfdg

ATA QË BESOJNË DHE ADHUROJNË VETËM ZOTIN, PËRPIQEN PËR PAQ, VËLLAZËRI E DREJTËSI…

Siç thotë teologu i njohur Gylen: “Ky revolucion shpirtëror i këtij Muaji Ramazan përçon devizën ‘Zoti e ka dërguar Fenë, besimin, për lumturinë individuale e kolektive’. Sa më e lartë të jetë shkalla e besimit të njeriut te Zoti, aq më e lartë është dhe ndjenja e tij ndaj qenieve të tjera. Zoti kërkon që ne të jetojmë në paqe. Si rrjedhim, ajo që përcolli kjo pranverë shpirtërore e këtij muaji është që: Ata që besojnë dhe adhurojnë vetëm Zotin, përpiqen për paqe, vëllazëri e drejtësi.

Sipas mësimit të librave të shenjtë të Kuranit, thënieve të Profetit Muhamed a.s., është se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe të njëjtë siç janë dhëmbët e një krehri. Feja, besimi në Zot, nuk pranon asnjë lloj dallimi, aq më tepër ky revolucion shpirtëror që këto ditë kalit një njeri, një krijesë njerëzore, nuk pranon asnjë lloj dallimi race, ngjyre, kombësie apo të mete fizike. Të gjithë kemi ardhur nga Ademi, kurse ai është nga dheu, prandaj njerëz besoni dhe bëhuni vëllezër. Në statutin e privilegjeve të kristianëve, në vitin 628 të murgjve të manastirit të Shën Katërinës në malin e Sinait, ligjërohet: “Me të vërtetë, unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata sepse të krishterët janë qytetarë të mi dhe për Allah unë jam kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata”. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. Në qoftë se një femër kristjane martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj, ajo nuk duhet të ndalet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur.

Shoqëria myslimane konturohet sot brenda kontureve të Perëndimit. Besimtari është pjesëtar i denjë i kësaj shoqërie. Besimtari mysliman si njeri, si individ, lufton dhe punon që të jetë jo vetëm pjesë e denjë e shoqërisë ku jeton, konsumues i vlerave të shoqërisë, por dhe një promotor i krijimit të vlerave të reja për ecjen përpara të shoqërisë.

Besimtari i sotëm mysliman kupton dhe ndjen që ai duhet të jetë dhe të ecë krah për krah njëlloj me besimtarët e besimeve të tjera bashkëkohore të kohës. Ashtu si dikur besimtarët myslimanë ishin avangardë të zbulimeve shkencore të kohëve të mëparshme të matematikës, kimisë gjeometrisë etj., të Andaluzisë në Spanjë, ata sot luftojnë dhe punojnë krah për krah vëllezërve të besimeve të tjera bashkëkohore të kohës dhe marrin pjesë bashkë me to në zbulimin e zhvillimin e sotëm të shoqërisë.

“GËZUAR KOMBI YNË MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN”

Ideja dhe pështjellimi i 33 programeve të këtij projekti të Muajit të Shenjtë Ramazan gërshetohet me historinë e besimit të Islamit, të cilën kombi ynë e ka parë gjithnjë si bashkim, si unitet, si identitet të tij. Skenografia e programeve shpaloset më së miri në konturet e trevave me traditat historike atdhetare kulturore, ku, siç dihet, Islami, besimi në kohë, ka luajtur një rol të madh në idealizimin e vlerave të mëdha, ka bashkëjetuar me kohët, me historinë e kombit. Besimi u mitizua me idealin e kombit. Flamurin kishin për udhëheqje besimin për bashkim. Sot, besimi, ashtu si dje, përcjell vlera të mëdha kombëtare, vlera të bashkëjetesës brenda kontureve të perëndimit, në të cilat ndodhet dhe jeton kombi ynë, shoqëria e sotme myslimane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: