Dikur, gjatë kohës kur ishte pjesë e Bayern Munich, Pep Guardiola pyetej shpesh në lidhje me të ardhmen e tij. Tekniku spanjoll kishte një ide të qartë, në asnjë skuadër nuk do të qëndronte më shumë se tre vite, por ky rregull i thye shumë shpejt, që në momentin kur zbriti në Angli. Në drejtimin e Man.City, Guardiola duket i plotësuar, por i mungon shumë një trofe, Champions League.

Vitet kanë kaluar me shpejtësi dhe tashmë, Guardiola është futur në vitin e tij të gjashtë në krye të “qytetarëve”, por më sa duket nuk ka ndërmend të qëndrojë edhe për shumë vite. Në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Sporting Lisbona, Pep u pyetet nga gazetarët nëse e mendon që të behet një Ferguson i ri i Man.City:

“A do të qëndrojë këtu edhe 10-15 vite të tjera? “Jo, nuk do të jem si Ferguson, mos u shqetësoni”, iu përgjigj shkurtimisht Guardiola gazetarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb